Preloader Close
  • +39 3287204229

avatar

Besmir publiku është mësuar të të shohin si një breakdancer, i cili sa herë që është shfaqur në talent show apo në organizime të tilla na ka dhënë emocion. Por së fundmi po më tregoje për eksperiencën tënde si vullnetar i shoqatës Dora e Pajtimit brenda projektit “Gjithëpërfshirja dhe mirëqenia e fëmijëve të margjinalizuar përmes veprimtarive kreativo – artistike” te financiuar nga AMSHC.

Mund të më thuash diçka më shumë për këtë eksperiencë?

Ishte një eksperiencë shumë e bukur. Jam mahnitur nga rezultati pozitiv që patëm në fund të projektit kur fëmijët rom realizuan një shfaqje shumë interesante.Unë jam ndjerë shumë i lumtur kur kam parë rrezultatet e trajnimit dy javor që kemi bërë me keto fëmije.

Prej sa kohësh jeni vullnetar pranë shoqatës DeP dhe çfarë të ka shtyrë të bëhësh pjesë e kësaj shoqate?

Tashmë ka dy vite që jam pjesë e DeP. Ishte miku im, Rafael Hoxhaj, që më ftoi të merrja pjesë në laboratoret e teatrit social te organizuara nga shoqata jone. Që atëherë unë nuk jam ndarë asnjëherë nga ky grup vullnetarësh – është magjike të njohesh njerëz kompetent dhe që percjellin pozitivitet e duan të bëjnë diçka të mirë për komunitetin.

Cila është lidhja midis breakdance dhe teatrit social?

Teatri social para të gjithave është art, është shprehje e vetvetes me potencialet tuaja. Si nëpërmjet breakdance ashtu edhe nëpërmjet teatrit social njeriu mund të përfaqësojë një problem, mund të shprehë një tematikë, mundet që ta prezantojë dhe performojë atë kudo duke përfshirë edhe persona të tjerë.

Besmir, t’i rikthehemi edhe një herë eksperiencës tënde me fëmijët e komunitet rom. Po më thoje që keni pasë një pjesmarrje të rëndësishme, rreh 40 fëmijë.

Si e ke përjetuar ti këtë eksperiencë? Dhe a mundesh të ndash me ne një kujtim, një situatë që të ka ngelur në mendje?

Cdo eksperiencë te DeP është e jashtëzakonshme, pas cdo teatri social ne marrim me vete një zemër të mbushur plot. Eksperienca me fëmijët rom ka qënë dicka e re për mua, e fortë, e bukur dhe argëtuese. Cdo laborator ka qënë shumë intensiv dhe i lodhshëm, por edhe jashtëzakonisht i bukur në të njëjtën kohë. Pas cdo laboratori kërcenim e luanim me fëmijët. Dihet që ata janë mjeshtra në muzikë dhe në kërcim. Dhe jam prekur shumë nga performanca e fundit “ Nje, dy, tre Pinoku” që ata shfaqën para publikut. Nuk kam për të harruar asnjëherë asnjë shprehje të fytyrës së tyre, asnjë buzëqeshje të atyre fëmijëve që për herë të parë ishin si të gjithë të tjerët, dhe po merrnin duartrokitjet e publikut. Ishin ditë të bukura!

Sa kanë ndihmuar të gjitha këto në pasurimin e eksperiencës tënde në fushën e breakdance, por edhe si person?

Më ka ndihmuar shumë sepse më ka bërë më të ndjeshëm ndaj realiteteve të tjera, më të socializuar, më të shprehur, më të çliruar për të folur para mediumeve dhe më ka dhënë guximin që të eksperimentoj në fushat e tjera të artit. Unë deri tani bëja vetëm breakdance, kurse tani kam filluar të eksperiementoj akrobaci, që tani është bërë pika ime e fortë. Po ashtu më ka ndihmuar për street show se çfarë duhet t’ju shfaq njerëzve, vendin ku duhet te performoj, etj. Si person më ka bërë njeri më të hapur dhe të ndjeshëm ndaj njerëzve në nevojë.

Ç’mund t’na thuash per ekperienëna si trajner lehtësues, shoqërues me trupen e teatrit profesionist Italian?

Fantastike! Jam ndjerë shumë i nderuar nga tranjerët teatral që ma besuan mua pjesën e cirkut. Ka qënë një ndër eksperiencat më të bukura dhe kam mësuar shumë nga të gjithë artistët. Kemi punuar intensivishtë me femijët, për dy javë rresht. Për mua ishte e habitshme kur shikoja se sa shumë i pëlqente teatri dhe sa të dëgjueshëm ishin fëmijët. Jam shumë i lumtur që puna që bëra me to u pëlqeu edhe trajnerëve. Rrezultat i punës time ishte një ftesë qe morra nga trupa italiane për të marr pjesë në festivalin e teatrit per femije që organizohet cdo verë në Sant’Elpidio, Itali. Kjo është një arritje për mua dhe për këtë i jam mirënjohëse DeP.

Cilat do të jenë planet për të ardhmen? Ku do e shohim Besin përsëri?

Përveç planeve të mia si përformues në akrobaci dhe breakdance, kam dëshirë që të vazhdoj të trajnoj sërish fëmijët e komunitetit rom. Jam duke menduar të vë në skenë një shfaqje cirku. Ky është një projekt shumë ambicioz por shpresoj që t’ia dal mbanë.

Cfarë do t’i thoje të rinjëve diçka për vullnetarizmin?

Normalishtë i ftoj të mos humbin kohen e tyre në kafene por të jenë aktivë dhe të bashkohen ne grupe te ndryshme qe veprojne ne territor. Përvecse do të mësojnë shumë gjëra që do t’i shërbejnë në jetë, do të njihen me njerëz të rinj, do krijojnë miqësi, do të fitojnë eksperienca shumë të bukura dhe c’është e rëndësishme do të argëtohen shumë.

Faleminderit!

20140924_163526 20140924_162952 20140924_163127 20140924_163139 20140924_163150 20140924_163211

Avatar photo

Dora e Pajtimit (Author)

Nel 2007, nella convinzione che per le comunità albanesi colpite dal terribile fenomeno del Kanun si può fare molto, moltissimo anche a livello sociale, abbiamo deciso di creare a Scutari una nuova associazione, chiamata Dora e Pajtimit (DEP), composta da giovani che risiedono nella città, nonché da giovani che studiano in Italia.

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.