Preloader Close
  • +39 3287204229

avatar

Dora e Pajtimit në bashkëpunim me organizatat Liburnetik dhe Gratë në Shërbim Publik po zbaton projektin “Rrjeti Rinor Lezhë – LYONET” për periudhën Shtator 2018 – prill 2019. Rrjeti Rinor Lezhë – Lyonet, zbatohet në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), që financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). ReLOaD do të rrisë mekanizmat financiarë përmes së cilave bashkitë do të financojnë në mënyrë transparente OSHC-të dhe së bashku me ta do të zbatojnë aktivitete prioritare për zhvillimin lokal. Projekti ReLOaD mbështet qeveritë lokale (bashkitë) në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetet lokale.OSHC-të veprojnë si partnerë të qeverive lokale dhe i mbështesin ato në adresimin e nevojave të komuniteteve lokale.

Qytetarët e 12 bashkive partnere (por jo vetëm) do të përfitojnë nga zbatimi i rreth 60 projekteve  të OShC-ve të cilat do të zbatohen brenda projektit ReLOaD gjatë një periudhe trevjeçare (2017-2020).

Qëllimi i përgjithshëm “LYONET” është fuqizimi dhe nxitja e përfshirjes së të rinjve në pjesëmarrjen aktive të qeverisjes vendore dhe jetës sociale, ekonomike e kulturore të qytetit të Lezhës. Ky qëllim do të arrihet përmes trajnimeve të Teatrit Social dhe krijimit të klubeve rinore në 7 shkolla të mesme dhe do të finalizohet me krijimin e Rrjetit Rinor, me përfaqësues nga çdo shkollë e përfshirë në projekt.

Shkollat e mesme të përfshira janë: “Llesh Nikë Daka” në Shënkoll; “Ishull Lezhë” në Shëngjin; Shkolla “Zejmen” në Zejmen; “Karl Gega” në Balldre; “Gjovalin Gjadri” në Gjadër; “Kolin Gjoka” dhe “”Hydajet Lezha” në qytet, Lezhë.

Krijimi i rrjetit rinor do te nxisë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e kompetencave qeverisëse ndërmjet grupeve të të rinjve dhe autoriteteve vendore duke përmirësuar shërbimet ndaj të rinjve, duke nxitur veprime që rrisin identitetin evropian dhe pjesëmarrjen aktive në jetën social ekonomike e kulturore të rinisë së Lezhës.

Realizimi i këtij projekti, përmes aktiviteteve të planifikuara do të arrijë rezultatet e mëposhtme:

-Formalizmi i Rrjetit Rinor me përfaqësues të nxënësve të shkollave, grupimeve rinore formale dhe jo-formale, në bashkëpunim të ngushtë me bashkinë, mësuesit dhe përfaqësues të shoqërisë civile;

-Njohja e të rinjve me target grupet e tjera të përfshirë në projekt dhe me një tjetër realitet pozitiv për zhvillimin e tyre;

-Rritja e kapaciteteve krijuese dhe të ndërveprimit social përmes veprimtarive kreativo-artistike dhe punës në grup;

-Nxitja e vendim-marrjes përmes dhënies së përgjegjësive dhe roleve drejtuese;

-Informimi dhe trajnimi i të rinjve për arsimin e lartë, arsimin profesional, shërbimet turistike; agro-turizmin; mundësitë e shkollimit dhe punësimit jashtë vendit, për të reduktuar emigracionin e parregullt.

-Angazhim institucional për përfshirjen e të rinjve në vendimarrje përmes firmosjes së marrëveshjes për rininë nga Kryetari i Bashkisë Lezhë.

Të  rinjtë  e moshës 15-18 vjeç të këtyre shkollave, përmes krijimit të klubeve rinore do të kenë hapësirën e tyre të nevojshme për t’u aftësuar, shprehur dhe angazhuar në adresimin e nevojave dhe shqetësimeve të tyre nga komuniteti i shkollës, deri ne nivel vendor, në rrjetin rinor. Ky rrjet, që do të ketë anëtarë, përfaqësues nga çdo shkollë e përfshirë dhe bord nga shoqëria civile, stafi pedagogjik dhe Bashkia Lezhë, do të jetë advokues për të drejtat dhe kërkesat e të rinjve.

Gjatë muajve shtator, tetor dhe nëntor 2018 janë realizuar takimet e para ku drejtorët, psikologët e shkollave, grupimet rinore formale dhe jo-formale, staf i Bashkisë dhe DAR Lezhë, përfaqësues të shoqërisë civile u njohën me qëllimin dhe objektivat e këtij projekti, diskutuan për draft statutin e rrjetit dhe dhanë propozimet e tyre për kriteret e përzgjedhjes së 5 anëtarëve të bordit. Në nëntor u zhvillua procesi i votimit, zgjedhja e anëtarëve të bordit dhe më pas do të vijojë puna drejtpërdrejtë me nxënësit e shkollave.

Dora e Pajtimit (Author)

Nel 2007, nella convinzione che per le comunità albanesi colpite dal terribile fenomeno del Kanun si può fare molto, moltissimo anche a livello sociale, abbiamo deciso di creare a Scutari una nuova associazione, chiamata Dora e Pajtimit (DEP), composta da giovani che risiedono nella città, nonché da giovani che studiano in Italia.

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.