“Komunikimi konstruktiv dhe rritja e kapaciteteve e të rinjve në kontekste rurale post emergjencave natyrore”
Projekti “Komunikimi konstruktiv dhe rritja e kapaciteteve e të rinjve në kontekste rurale post emergjencave natyrore”,
është një projekt i zbatuar nga Dora e Pajtimit me mbështetjen e AMSHC dhe synon rritjen e përfshirjes shoqërore te fëmijët e grupeve të margjinalizuara përmes edukimit jo formal.
Objektivat kryesorë të këtij projekti.
Qëllimi i Projektit është zhvillimi i aftësive teorike dhe praktike për përvetësimin e kompjuterit dhe përmirësimi i gjendjes emocionale të fëmijëve përmes edukimit jo formal dhe aktiviteteve që ndihmojnë në integrimin e tyre në shoqëri.
Nevoja për zbatimin e këtij projekti, vjen pas një qasjeje me realitetin e target grupit të synuar. Ne kemi konstatuar se këta fëmijë kishin një mangësi të edukimit të tyre teknologjik por dhe që kishin pasoja traumatike të mëdha nga ngjarjet e njëpasnjëshme që goditën Shqipërinë këto dy vitet e fundit. Kjo sjell tek këta të rinj pasoja në socializim dhe përfshirjes së tyre në shoqëri.
Përveç kësaj, është vënë re se këta fëmijë kanë shumë talente apo pasione që lidhen me teknologjinë e gjithashtu duhet përmendur fakti se
kurrikulat shkollore lënë shumë hapësirë në vënien në praktikë të njohurive që ata marrin.
Projekti synon rritjen e përfshirjes shoqërore të 75 fëmijëve nga grupe të margjinalizuara të zonës së Thumanës, Burizanës dhe Fushë Mamurrasit,
përmes zhvillimit të praktikës dhe zgjerimit të njohurive kompjuterike dhe sociale, si një mënyrë për çlirimin e traumave dhe stresit post Tërmet dhe post COVID-19.
Aktivitet:
– Trajnim në 4 programet kryesore bazë të paketës Microsoft Office;
– Realizimi i 1 mini konkursi me punën më të mirë të bërë nga të rinjtë në programet e zhvilluara;
– Realizimi i një ceremonie për shpërndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit në projekt.
Projekti do të ketë një kohëzgjatje prej 8 muajsh. Aktiviteti ka filluar zbatimin në muajin Korrik 2021.