- Ju jeni të lutur të paraqitni ofertën tuaj për shërbimin e furnizimit të Organizatës: Dora e Pajtimit – DeP me materiale për rinovimin e Qendrës LYONET (materialet e listura në aneksin A, bashkangjitur Kërkesës për Ofertë).
- Ju mund të jepni ofertën tuaj për materialet që do të investohen për krijimin e Qendrës LYONET, për të cilat do të ketë proçedurë vlerësimi.
Ju mund të paraqisni ofertën tuaj duke u bazuar ne FTESËN PËR OFERTË, pasi të keni lexuar me kujdes pikat e saj, pasi ato do të jenë pjesë e vlerësimit tuaj.
- Oferta juaj duhet të dërgohet në adresën e emailit: info@doraepajtimit.org
- Afati i fundit i pranimit të ofertave është: 10.12.2018 ora 17.00
- Çmimi
-
- -Oferta juaj duhet të paraqitet në LEK, duke përfshirë TVSH dhe çdo taksë apo shpenzim tjetër.
- -Oferta juaj duhet të paraqitet për çdo material dhe në total.
- -Çmimet do të jenë të pandryshuara gjatë kohëzgjatjes së kontratës.
- Ofrimi i shërbimit:
- Afati: 1 muaj duke filluar nga 01-31 Dhjetor 2018
- Pagesa
Pagesa, do të paguhet brenda njëzet (20) ditëve kalendarike nga dita e pranimit të faturës, sipas dakordësisë me “Shitësin”.
- Garancia
“Shitësi” i garanton “DeP” se materialet janë të reja, të papërdorura, dhe sipas sasisë dhe specifikave teknike të përshkruar në Aneksin A dhe përputhen në çdo aspekt me kërkesat dhe rregullat e kërkuara dhe parashikuara për materiale të tilla. .
- Cdo aplikant duhet të dorëzojë:
-NIPT dhe ekstrakt QKR (shkarkuar nga ëeb)
– ofertën për secilin produkt
- deklaratë që disponon produktin e kërkuar dhe ofron garanci për të.
Ju lutemi konfirmoni në e-mailin e sipërshënuar marrjen e kësaj ftese dhe nëse ju pranoni të merrni pjesë në këtë proçedurë prokurimi.
*preferohen ofertues qe operojne ne bashkine Lezhe por thirrja eshte e hapur per cdo ofertues qe ploteson kriteret.
ANEKSI A
Nr. | Emertimi | Specifikimet teknike | Njësia | Sasia | Kosto/njësi me TVSH | Totali | |
|
Karrige | Karrige zyre statike tekstil blu/jeshil/kuqe (te gjitha një ngjyre)
Përmasat: D58 x W54 x H81cm Tapiceri tekstili me mbushje sfungjeri dhe struktura hekuri në finiturë të zezë. |
Cope |
30 |
|||
|
Tavolinë zyre* |
Përmasat: 70 x 140x H75 cm Materiali: dru i përpunuar
|
Cope |
1 |
|||
|
Raft librash me 3 sergjenë
dhe 2 kapakë*
|
Përmasat:
58x170x24 cm Materiali: dru i përpunuar Ngjyra:
|
Cope |
1 |
*tavolina e zyrës dhe rafti i librave duhet të kenë të njëjtën ngjyrë.
Leave a Comment