Preloader Close
  • +39 3287204229

avatar

“Gjithëpërfshirja dhe mirëqenia e fëmijëve të margjinalizuar përmes veprimtarive kreativo – artistike” quhet projekti i fundit i shoqates Dora e Pajtimit në bashkpunim me shoqaten ASAL Student i financiuar tërësishte nga AMSHC – Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile. Edhe këtë herë teatri i sjell nga Dora e Pajtimit ne qytetin e Shkodrës arrin të prekë një publik të gjëre, por jo vetëm, arrin te krijojë një “laborator” idesh ku perzihen aftesitë artistike me histori dhe situata te përditshme, shpesh herë shumë të brishta.

Protagonistët e padiskutueshëm janë fëmijet rom te qytetit te Shkodrës, aktorë, akrobat, këngetare, valltare. Por për fat te keq, në shumicën e rasteve, talentin e tyre ia dhurojnë rrugës duke shtrirë dorën për lëmoshe dhe duke braktisur kështu periudhën me të bukur te jetës, fëmijërinë.

Po atëhere për çfarë teatri bëhet fjalë, teatër fëmijesh apo teatër rrugësh? Si njeri, ashtu edhe tjetri. Në këtë rast struktuara e teatrit klasik mund të rrezultojë e dobët. Ne këtë teatër rregullat vendosen ne kaosin e aftësive të secilit nga pjesmarrësit, në pafundësine e eksperiencave dhe historive që secili mbart me vete. Te gjithë këto elementë qendisen nga trajnuesit për t’i sjellë publikut një produkt artistik të jashtëzakonshëm dhe origjinal – ky është teatri jonë.

Produkti artistik i venë në skenë me date 3 tetor pranë auditorit te shkollës “At Pjetër Meshkalla” nga fëmijët rom të qytetit të Shkodrës quhet “Një, dy, tre Pinoku”. Aftësia e aktorëve të vegjël dhe pjesmarrja e madhe e publikut është një tregues i qartë i efikasitetit të teatrit si një metodë  për gjithpërfshirjen e fëmije të margjinalizuar.

Pjesa tjetër e projektit ka përfshirë Shkodrën dhe disa provinca të sajë me performancat e artisteve profesionistë italian të ardhur posaçërishte për projektin “Gjithëpërfshirja dhe mirëqenia e fëmijëve të margjinalizuar përmes veprimtarive kreativo – artistike”. Kjo iniciative ka aktivizuar bashkëpunime me realitete të ndryshme duke përfshirë një numër të madh publiku, rreth 500 persona.

Kalendari dhe manifesti i aktiviteteve:

1488480_10204873819507908_1229900036_n

 

Avatar photo

Dora e Pajtimit (Author)

Nel 2007, nella convinzione che per le comunità albanesi colpite dal terribile fenomeno del Kanun si può fare molto, moltissimo anche a livello sociale, abbiamo deciso di creare a Scutari una nuova associazione, chiamata Dora e Pajtimit (DEP), composta da giovani che risiedono nella città, nonché da giovani che studiano in Italia.

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.