FTESË PËR OFERTË – KATERING
- Ju jeni të lutur të paraqitni ofertën tuaj për Organizatën: Dora e Pajtimit – DeP për shërbimin katering (materialet e listura në aneksin A, bashkangjitur Kërkesës për Ofertë).
- Ju mund të jepni ofertën tuaj për shërbimin katering që do të përdoret në 7 laboratore sociale, për të cilat do të ketë proçedurë vlerësimi.
Ju mund të paraqisni ofertën tuaj duke u bazuar ne FTESËN PËR OFERTË, pasi të keni lexuar me kujdes pikat e saj, pasi ato do të jenë pjesë e vlerësimit tuaj.
- Oferta juaj duhet të dërgohet në adresën e emailit: info@doraepajtimit.org
- Afati i fundit i pranimit të ofertave është: 10.12.2018 ora 17.00
- Çmimi
- -Oferta juaj duhet të paraqitet në LEK, duke përfshirë TVSH dhe çdo taksë apo shpenzim tjetër.
- -Oferta juaj duhet të paraqitet për çdo material dhe në total.
- -Çmimet do të jenë të pandryshuara gjatë kohëzgjatjes së kontratës.
- Ofrimi i shërbimit:
- Afati: 3 muaj duke filluar nga data 21 Janar 2019 dhe duke mbaruar me 29 Mars 2019 (2 shërbime katering në muajin janar; 2 në muajin shkurt dhe 3 në muajin mars 2019, me mundësi rishpërndarjeje sipas ndryshimeve të mundshme).
- Zona e ofrimit të shërbimit:
Ky shërbim katëring duhet ofruar për çdo laborator, çdo ditë gjatë gjithë javës (5 ditë pune) në shkollat “Llesh Nikë Daka” në Shënkoll; “Ishull Lezhë” në Shëngjin; Shkolla “Zejmen” në Zejmen; “Karl Gega” në Balldre; “Gjovalin Gjadri” në Gjadër; “Kolin Gjoka” dhe “”Hydajet Lezha” në Lezhë.
Ky shërbim do të ofrohet në oraret e përcaktuara në dakordësi me stafin e projektit.
- Pagesa
Pagesa, do të paguhet brenda njëzet (20) ditëve kalendarike nga dita e pranimit të faturës, sipas dakordësisë me “Shitësin”.
- Garancia
“Shitësi” i garanton “DeP” se produktet e ofruara, janë të freskëta, të gatuara për llogari të këtij shërbimi dhe mban përgjegjësi për sigurinë ushqimore të tyre.
- Cdo aplikant duhet të dorëzojë:
-NIPT dhe ekstrakt QKR (shkarkuar nga web)
– ofertën për secilin produkt
– deklaratë që disponon produktin e kërkuar dhe ofron garanci për të
– deklaratën që ofron shërbimet si më poshtë dhe pranon pagesë me bankë
– menu finger food dhe ëmbëlsira që ofron për çdo çmim të dhënë
Ju lutemi konfirmoni në e-mailin e sipërshënuar marrjen e kësaj ftese dhe nëse ju pranoni të merrni pjesë në këtë proçedurë prokurimi
*Preferohen ofertues që operojnë në Bashkinë Lezhë.
ANEKSI A
Janar 2019 – Shkolla Shënkoll
Emërtimi | Finger Food | Ujë | Pije freskuese | Ëmbëlsira |
Njësia | Copë / person në ditë | |||
Sasia | 30 | 30 | 30 | 30 |
Kosto/njësi duke përfshirë TVSH | ||||
Total |
Shkolla Zejmen
Emërtimi | Finger Food | Ujë | Pije freskuese | Ëmbëlsira |
Njësia | Copë / person në ditë | |||
Sasia | 29 | 29 | 29 | 29 |
Kosto/njësi duke përfshirë TVSH | ||||
Total |
Shkurt 2019 – Shkolla Ishull Lezhë
Emërtimi | Finger Food | Ujë | Pije freskuese | Ëmbëlsira |
Njësia | Copë / person në ditë | |||
Sasia | 29 | 29 | 29 | 29 |
Kosto/njësi duke përfshirë TVSH | ||||
Total |
Shkolla Balldren
Emërtimi | Finger Food | Ujë | Pije freskuese | Ëmbëlsira |
Njësia | Copë / person në ditë | |||
Sasia | 29 | 29 | 29 | 29 |
Kosto/njësi duke perfshire TVSH | ||||
Total |
Mars 2019 – Shkolla Gjadër
Emërtimi | Finger Food | Ujë | Pije freskuese | Ëmbëlsira |
Njësia | Copë / person në ditë | |||
Sasia | 23 | 23 | 23 | 23 |
Kosto/njësi duke përfshirë TVSH | ||||
Total |
Shkolla Hydajet Lezha
Emërtimi | Finger Food | Ujë | Pije freskuese | Ëmbëlsira |
Njësia | Copë / person në ditë | |||
Sasia | 54 | 54 | 54 | 54 |
Kosto/njësi duke përfshirë TVSH | ||||
Total |
Shkolla Kolin Gjoka
Emërtimi | Finger Food | Ujë | Pije freskuese | Ëmbëlsira |
Njësia | Copë / person në ditë | |||
Sasia | 40 | 40 | 40 | 40 |
Kosto/njësi duke përfshirë TVSH | ||||
Total |